Morën me forcë në automjet 34-vjeçarin, dy persona në prangat e policisë

Morën me forcë në automjet 34-vjeçarin, dy persona në prangat e policisë

Dy persona, janë arrestuar në flagrancë pasi morën me forcë në makinë një 34-vjeçar.

Policia bën me dije se “specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve E. K., 26 vjeçe dhe P. Sh., 32 vjeç, për veprën penale ‘Heqja e paligjshme e lirisë’ ”.

“Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në Laprakë, kanë marrë me forcë në automjet shtetasin A. S., 34 vjeç”, vijon njoftimi.

“Blutë” nuk japin detaje lidhur me motivet e ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy