Vrasja e 20-vjeçarit/ Lihet në burg një nga autorët e dyshuar, avokati: S’ka lidhje me ngjarjen

Vrasja e 20-vjeçarit/ Lihet në burg një nga autorët e dyshuar, avokati: S’ka lidhje me ngjarjen

Ka dalë para gjykatës një nga autorët e dyshuar të vrasjes së 20-vjeçarit Stiven Toshkësit. Ensi Maze, një nga autorët e dyshuar, u njoh me masën e sigurisë “arrest me burg”.

Lajmin e konfirmoi avokati i tij, Tonin Prendi i cili në një prononcim për mediat u shpreh se Ensi Maaze nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen dhe se ka ndërhyrë për të shuar konfliktin.

Në vlerësimin tonë ky shtetas nuk ka lidhje me ngjarjen e rëndë. Është student në Holandë dhe ka ardhur më 13 prill, me biletë kthimi më 19 prill. Duke qenë se këto ditë ka takuar edhe shokët, e tij, një prej tyre Axel Hoxhaj, duke lëviz në trotuar ka ardhur një mjet ka ndaluar dhe ka ndodhur e ngjarja. Ka parë që shoku i tij ka shkuar në drejtim të shoferit, dhe për të shuar konfliktin ka tentuar të ndalojë dhe mos të lërë pasagjerin të dalë. Më pas ai i vërsulet, dhe nga pamjet që dalin shihet se nuk bën asnjë veprim të dhunshëm kundër pasagjerit, por ai e sulmonte atë. Ensi Maze nuk ka parë asnjë hanxhar, as Hoxha nuk e ka informuar për ndonjë konflikt të mundshëm. Maze është shok i Hoxhës dhe ka pas njohje dhe me vajzën në fjalë, por nuk e ka informuar për konfliktet që ka pasur me persona të tjerë. Në pamje shihet se Manze nuk ka bërë asnjë dhunë ndaj pasagjerit, por e kundërta. Nëse nuk do kishte tentuar të bllokonte derën, do kishte agravuar më shumë.

Kujtojmë se i riu u qëllua me thikë pas shpine gjatë natës shumë pranë banesës së tij në Tiranë. Toshkësi sapo kishte lënë punën kur është përballur me dy 18-vjeçarët, të cilët e kishin qëlluar pas shpine, duke i shkaktuar plagë të rënda.

Mësohet se viktima kishte debatuar me dy autorët e dyshuar, Ensi Maze dhe Axel Hoxhaj, ndërsa mollë sherri ishte bërë një vajzë. Po ashtu mësohet se i riu sapo kishte dalë nga puna e tij, kur është sulmuar nga dy adoleshentët, të cilët dyshohet se e kanë planifikuar sulmin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy