
Paratë e një kishe në Korçë janë vjedhur mëngjesin e sotëm, nga persona të paidentifikuar.
Lidhur me ngjarjen policia thotë se mëngjesin e sotëm, në hyrje të parkut “Rinia”, në Korçë, është vjedhur një sasi lekësh, në ambientet e brendshme të një objekti kulti, kishë.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve, si edhe për zbardhjen e rrethanave të ngjarje.



