Arrestohet shqiptari në Itali, heroinën e ruante me qen pitbull

Arrestohet shqiptari në Itali, heroinën e ruante me qen pitbull

Një 43-vjeçar shqiptar, por rezident prej vitesh në Itali, është arrestuar në Varese. Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ishte i njohur për autoritetet italine. Ai u kap pasi kishte fshehur në dy vila 15 kilogram heroinë dhe 200 gram marijuanë.

Mediat italiane raportojnë se shqiptari kishte në ruajtje dy vilat në Monza e Brianza. Ai vetë shkonte shpesh tek ndërtesat, por kishte lënë si roje dy qenë pitbull.

Ai ishte ndaluar nga karabinierët, kur po udhëtonte me një makinë të fuqishme

Në rripin e sigurimit, policia i ka gjetur edhe disa doza heroinë, të destinuara për shpërndarje. Pasi e kanë dërguar në kazermë, policia ka vendosur që ti kontrollojë edhe vilat, ku ka gjetur sasinë e drogës që ruhej nga dy qentë pitbull.

Nga një vlerësim fillestar, vlera e drogës së konfiskuar do të kishte siguruar një fitim prej afro 500 mijë euro.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy