Konflikti në Kukës me 4 të shoqëruar, policia: S’ka pretendime për kanosje me armë dhe dhënie vote

Konflikti në Kukës me 4 të shoqëruar, policia: S’ka pretendime për kanosje me armë dhe dhënie vote

Policia e Kukësit del me deklaratë lidhur rast të publikuar në media, ku pretendohet për kanosje me armë të qytetarëve, për dhënien e votës, në fshatin Bushat, ku mes të dyshuarve është edhe vëllai i kandidatit socialist për bashkinë Kukës, Safet Gjici

Në qëndrim thuhet se më 11 maj, rreth orës 23:50, shtetasi B. S., banues në fshatin Bushat, ka njoftuar policinë se kishte një konflikt me disa shtetas, në fshatin Bushat.

Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë nga shtetasi B. S., dhe nga verifikimet paraprake ka rezultuar se ky shtetas ishte përshirë në një konflikt për motive të dobëta, në rrugë, me 3 shtetas të tjerë.

Në vijim të veprimeve, shërbimet e policisë kanë shoqëruar në komisariat, shtetasit e përfshirë në konflikt: B. S., N. S., të dy banues në fshatin Bushat, Q. H., dhe Lavdrim Gjici, të dy banues në Kukës.

Gjithashtu, është shoqëruar në Komisariat, automjeti tip “Mercedes Benz”, me të cilin qarkullonin shtetasit Q. H., dhe L. Gj. Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë automjet nuk është gjetur asnjë send i kundërligjshëm.

Gjatë kryerjes së veprimeve procedurale, palët e përfshira në konflikt nuk kanë ngritur pretendime që gjatë konfliktit të jenë kanosur me armë, për asnjë motiv, por kanë deklaruar se konflikti ka ardhur si pasojë e një keqkuptimi.

Në përfundim të veprimeve procedurale, të katërt shtetasit e shoqëruar u lanë të lirë.

Materialet për këtë rast i kaluan Prokurorisë, për vlerësim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy