Qëlloi me kallashnikov, 29-vjeçari bie në prangat e policisë

Qëlloi me kallashnikov, 29-vjeçari bie në prangat e policisë

Një 29-vjeçar me inicialet F.B. është arrestuar nga policia në Kuçovë pasi u kap duke qëlluar me kallashnikov në ajër.

Gjatë kontrollit në oborrin e banesës së tij u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri e tipit kallashnikov, një granatë ofensive dhe fishekë luftarakë.

 

NJOFTIMI

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “MESNATA”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe lëndëve narkotike.

Operacioni u realizua si rezultat i punës së Komisariatit të Policisë Kuçovë në bashkëpunim me DVP Berat.

•Qëlloi me armë zjarri në ajër, kapet dhe vihet në pranga autori.

•Gjithashtu u sekuestrua një armë zjarri e tipit Kallashnikov, një granatë ofensive dhe fishekë luftarakë.

•Në vijim u procedua dhe një shtetas tjetër pasi shërbimet e policisë i gjetën në banesë një sasi lënde narkotike e llojit Cannabis Sativa dhe disa fishekë luftarakë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë, pas njoftimit të marrë për të shtëna me armë në periferi të Kuçovës, kanë organizuar punën për kapjen e autorit.

Sapo u morën informacionet në rrugë operative, shërbimet e Policisë organizuan dhe zhvilluan operacionin policor të koduar “MESNATA", ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit F. B., 29 vjeç, banues në lagjen "11 Janari", Kuçovë.

Gjatë kontrollit në oborrin e banesës së tij u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri e tipit Kallashnikov, një granatë ofensive dhe fishekë luftarakë.

Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Berat, proceduan penalisht shtetasin K.L., 21 vjeç, banues në lagjen "11 Shkurti", Kuçovë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan një sasi lënde narkotike e llojit Cannabis Sativa dhe disa fishek luftarakë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy