“Faqet Online”, policia ndalon 36-vjeçaren e shpallur në kërkim

“Faqet Online”, policia ndalon 36-vjeçaren e shpallur në kërkim

Një 36-vjeçare me inicialet M.G., e cila ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Faqet Online” është ndaluar nga policia.

Gjykata kishte caktuar ndaj saj masën “arrest me burg” për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

 

NJOFTIMI

Kapet një shtetase e shpallur në kërkim në kuadër të operacionit "Faqet Online".

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, në bashkëpunim me strukturat e DVP Tiranë, u bë kapja dhe ndalimi i shtetases M. G., 36 vjeçe, banuese në Fier, e shpallur në kërkim në kuadër të operacionit "Faqet Online", i zhvilluar 3 ditë më parë nga Policia e Tiranës.

Për këtë shtetase, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

36-vjeçarja iu dorëzua shërbimeve të DVP Tiranë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy