
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë testuar gjithsej 2.135 mostra prej të cilëve kanë rezoltuar 40 raste pozitive me COVID-19.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 9 raste, Skenderaj 6 raste, Vushtrri 6 raste, Viti 4 raste, Suharekë 3 raste, Drenas 2 raste, Gjakovë 2 raste, Malishevë 2 raste, Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Gjilan, Kaçanik, Klinë dhe Pejë.
IKSHPK-ja njofton edhe për tre raste të vdekjes nga komunat: Prizren 1 rast (68 vjeç), Skenderaj 1 rast (73 vjeç), Suharekë 1 rast (67 vjeç). .
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 358 pacientë, kurse numri i rasteve aktive është 5.165.
Numri total i rasteve pozitive është 106.843 raste nga 565.607 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.223 raste të vdekjes.



