Mikrokreditë/ Kalemaj: Skemë e një grupi të strukturuar kriminal. Me 150 mijë të mashtruar do ishte bërë revolucion!  

Mikrokreditë/ Kalemaj: Skemë e një grupi të strukturuar kriminal. Me 150 mijë të mashtruar do ishte bërë revolucion!  

Politologu Ilir Kalemaj e konsideroi një skemë të mirëfilltë të një grupi të strukturuar kriminal, apo një krim të organizuar, mashtrimin me mikrokreditë.

Drupal Ad

 

 

 

Duke folur në MCN Live ai vë në dukje se ngjarje të tilla si vetëvrasja e 63-vjeçarit Pal Trashaj janë të parandalueshme.

"Kjo është një skemë e mirëfilltë e një grupi të strukturuar kriminal, në rastin më të mirë, krim i organizuar në rast tjetër. Është një skemë e mirëfilltë ku lidhen fije nga gjyqësori, fije nga përmbarimi dhe këto të mikrokreditë, të cilat janë rikthyer në shushunja. Sipas raportimeve të mediave janë 150 mijë shqiptarë, 150 mijë shqiptarë këtu duhet të ishte bërë revolucion, që kanë humbur paratë, djersën, kursimet e tyre, në mënyrë krejtësisht të padrejtë. Sekuestrohet prona, banesa, makina, paga e djalit që punonte në administratë publike.  Ti e çon një njeri në kushte të tronditjes së thellë psiqike, që edhe kur bëhen vrasje të tilla janë të justifikuara në gjykata. E tha edhe këtë gjë djali dje, shyqyr që babai s’mori armën dhe të hapte zjarr, por mori jetën e vet. Këto janë tragjedi të parandalueshme. Të gjitha këto firmat si MCA, me këta personazhet që janë në kërkim tani, kanë ikur. Kishin ngritur një skemë ku korruptonin edhe përmbaruesin edhe gjyqtarin. Më absurdja është se njerëzit kujtonin se e kishin mbyllur borxhin. Këtu ka përgjegjësi edhe gjykata”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy