Aksident në Krujë/ Makina del jashtë rrugës, plagoset 17-vjeçari

Aksident në Krujë/ Makina del jashtë rrugës, plagoset 17-vjeçari

Një aksident është shënuar sot në aksin rrugor Buran Grepse-Nikël.

Mësohet se një automjet nën drejtimin e një shtetasi 29-vjeçar ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar jashtë rruge.

Për pasojë është dëmtuar pasagjeri 17-vjeç, i cili është transportuar në spital jashtë rrezikut për jetën.

Krujë/Informacion paraprak

Rreth orës 12:40, në aksin rrugor Buran Grepse-Nikël, shtetasi A. T., 29 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe mjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë është dëmtuar pasagjeri, shtetasi A. T., 17 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy