Dy të rinj, Ernest Lama dhe Gëzim Hoxhaj, mbetën të plagosur sot pasdite nga të shtënat me armë zjarri në Sarandë.
Sipas informacionit të fundit, të plagosurit janë transportuar nga spitali i Sarandës në spitalin e Traumës në Tiranë për mjekim të specializuar.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 4 të Sarandës, pranë stadiumit të qytetit.
“Sot, rreth orës 15:00, në lagjen nr. 4, Sarandë, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se janë plagosur me armë zjarri shtetasit G. H., 32 vjeç, dhe E. L., 24 vjeç. Pas ndihmës së parë mjekësore në spitalin e Sarandës, ata janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë për mjekim të specializuar.”
Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën, duke filluar hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e autorit të këtij sulmi.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Sarandës, ka nisur punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj.



