Shpërndante kanabis me doza në lokalet e natës, arrestohet 27-vjeçari grek në Vlorë

Shpërndante kanabis me doza në lokalet e natës, arrestohet 27-vjeçari grek në Vlorë

Policia e Vlorës ka arrestuar një 27-vjeçar grek pasi në banesë iu gjet një sasi me lëndë narkotike kanabis sativa, e ndarë në doza.

Dyshohet se 27vjeçari me iniciale D.M  i posedonte me qëllim shitjen kryesisht në lokalet e natës, në qytetin e Vlorës.

 

 

Drupal Ad

 

 

 

 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, në vijim të veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar “Tempulli 3”, pasi kanë siguruar informacion se një shtetas posedonte lëndë narkotike me qëllim shitjen, kanë organizuar punën dhe si rezultat kanë kapur dhe kanë arrestuar në flagrancë shtetasin grek D. M., 27 vjeç, banues në Gjermani.

Gjatë kontrollit në banesën ku ky shtetas qëndronte, shërbimet e Policisë gjetën doza me lëndë narkotike cannabis, të cilat dyshohet se i posedonte me qëllim shitjen kryesisht në lokalet e natës, në qytetin e Vlorës.

Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy