
Autoritetet e drejtësisë greke kanë dënuar një 65-vjeçar shqiptar, pasi është gjetur fajtor për “ngacmim seksual dhe gjeste të turpshme”, ndaj një djali 5 vjeç. Ai u dënua me 18 muaj burg, pa fuqi ankimimi.
Sipas mediave greke, i mituri ishte djali i një shoku të 65-vjeçarit, po ashtu shqiptar, me të cilin kishin miqësi dhe jetonin pranë njeri-tjetrit në Volo.
Autori nga muaji shkurt-maj të vitit 2017, kryente veprime të turpshme me 5-vjeçarin, të cilin e merrte nga kopshti pasi mbaronte. Kanë qenë mësuesja e kopshtit që e ka zbuluar këtë incident. Ajo ka qenë edhe njëra prej dëshmitareve në gjykatë ku theksoi faktin se i vogli nuk dëshironte të ikte me 65-vjeçarin, kur ai shkonte ta merrte nga shkolla.



