
Një farmaciste në Mat, denoncon se i kanë vjedhur paratë e xhiros ditore në një moment që kishte lëvizur dhe e kishte lënë derën hapur.
Në Komisariatin e Policisë Mat, është paraqitur dhe ka bërë kallzim farmacistja A.B., 25 vjeçe.
E reja ka kallëzuar se gjatë kohës që ajo nuk ishte në farmaci të cilën e kishte lënë të hapur, i kanë vjedhur një shumë parash të mbledhura nga xhiroja ditore.
Si rezultat i hetimeve të kryera nga grupi hetimor, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes dhe identifikimi i autorëve të dyshuar që ishin dy vëllezër të mitur.
Policia thotë se për shkak të moshës së mitur dhe konsultimit më Prokurorin, personat e dyshuar nuk janë marrë nën përgjegjësi penale.



