Pranga adoleshentit për plagosjen në shkollën në Pogradec, roli i pronarit të lokalit në ngjarje

Pranga adoleshentit për plagosjen në shkollën në Pogradec, roli i pronarit të lokalit në ngjarje

Dalin detaje të reja lidhur me plagosjen e ndodhur me thikë, në oborrin e shkollës “Gjergj Pekmezi” në Pogradec, në orarin e pushimit.

Policia bën me dije se pas veprimeve hetimore e procedurale të kryera, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” të J. L., 16 vjeç, banues në Pogradec, pasi ditën e djeshme në lagjen nr. 1, Pogradec, për motive të dobëta, ka plagosur me thikë një 15-vjeçar tjetër, banues në Pogradec.

Mësohet se i plagosuri ndodhet në spitalin e Pogradecit, në gjendje të rëndë për jetën.

Gjithashtu në lidhje me këtë ngjarje, filloi procedimi penal në gjendje të lirë edhe për G. R., 50 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka kryer veprime që pengonin zbulimin e së vërtetës.

Burime nga policia i thanë MCN, se 50-vjeçari është pronari i një lokali aty pranë, i cili i kishte dhënë thikën të dyshuarit.

Por pas marrjes në pyetje, deklaroi se nuk kishte dijeni për qëllimet e adoleshentit, pasi ai ia kishte kërkuar për të mbaruar një punë, por pa pasur dijeni për konfliktin që do të pasonte në plagosje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy