
Një automjet u përfshi nga flakët gjatë orëve të pasdites në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Bardhyl”, ku u dogj në ecje e sipër një mjet “BMW” me targa AA 664 UN.
Drejtuesi ka ndaluar dhe ka dalë jashtë me shpejtësi.
Fatmirësisht ai nuk raportohet të ketë pësuar lëndime.
Në vendngjarje mbërriti zjarrfikësja që bëri shuarjen e flakëve ndërkohë policia ka nisur hetimet për shkaqet.



