Transportonte emigrantë të paligjshëm në Pogradec, prangoset 48-vjeçari, procedohet bashkëshortja

Transportonte emigrantë të paligjshëm në Pogradec, prangoset 48-vjeçari, procedohet bashkëshortja

Policia e Pogradecit njofton se ne në kuadër të operacionit policor të koduar "Perimetri 181", ka venë në pranga një shtetas që transportonte emigrantë të paligjshëm dhe ka proceduar në gjendje të lirë bashkëshorten e tij.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet u gjetën 6 emigrantë të paligjshëm, të cilëve shtetasi S. D., u kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt shpërblimit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore, në vijim të operacionit të koduar "Perimetri", kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit.

Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit S. D., 48 vjeç dhe u referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen E. Ll., 39 vjeçe, banues në Elbasan. 

Shërbimet e Policisë Rrugore, në aksin rrugor Pogradec-Prrenjas, i kanë bërë shenjë ndalimi automjetit tip "Nissan", me drejtues shtetasin S. D. dhe pasagjere bashkëshorten e tij, shtetasen E. Ll.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve".

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy