Arabia Saudite i jep fund ndarjes së restoranteve në baza gjinore

Arabia Saudite i jep fund ndarjes së restoranteve në baza gjinore

Qeveria e Arabisë Saudite ka thënë se restorantet e këtij vendi nuk do të jenë më të detyruara të kenë sektorë të ndarë për burrat dhe gratë, siç ishe deri më tash.

Më parë, restorantet duhej të kishin dy hyrje të veçanta, njërën për familje dhe gra, ndërsa tjetrën vetëm për burra.

Ky rregull edhe ashtu kohëve të fundit nuk po zbatohej nga shumë restorante dhe kafene.

Vargu i reformave në Arabinë Saudite është përcjellë nga shtypja e pakënaqësive dhe kritikave.

Më herët gjatë këtij viti, qeveria mbretërore ua lejoi grave saudite që të udhëtojnë pa lejen e një mbikëqyrësi mashkull, ndërsa vitin e kaluar gratë e fituan të drejtën për t’u pajisur me leje të vozitjes.

Sidoqoftë, aktivistët thonë se shumë ligje diskriminuese ndaj grave ende janë në fuqi, ndërsa qeveria i ka arrestuar disa mbrojtës të të drejtave të grave në kohën kur autoritetet shtetërore kanë bërë reforma.

Që nga ardhja në pushtet e princit Mohammed bin Salman, qeveria ka marrë vendime për hapjen e shoqërisë shumë konservatore të Arabisë Saudite, shkruan “BBC”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy