
Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut, 10 persona e kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me COVID-19, dhe janë regjistruar 410 raste të reja.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë së MV-së, janë kryer 2 mijë e 674 testime për COVID-19, ndërsa janë shëruar gjithsejtë 290 pacientë.
Raste aktive me COVID-19 sipas MSH-së raportohet të jetë 8 mijë e 110.
Deri më tani janë bërë gjithsej 1 milion e 474 mijë e 94 testime të Covid-19 në vend.



