U kap me fishekzjarrë dhe kapsolla, procedohet penalisht 46-vjeçari

U kap me fishekzjarrë dhe kapsolla, procedohet penalisht 46-vjeçari

Një 46-vjeçar me inicialet S.A., u procedua penalisht pasi iu sekuestruan një sasi fishekzjarresh dhe kapsollash të llojeve të ndryshme.

Drupal Ad

Masa të shtuara për parandalimin e shitjes së lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve që rrezikojnë sigurinë publike, jetën dhe shëndetin e njerëzve. Procedohet penalisht 46-vjeçari, sekuestrohet një sasi fishekzjarresh dhe kapsollash të llojeve të ndryshme. Në vijim të  kontrolleve të vazhdueshme të ushtruara në subjekte tregtare dhe pika shitjesh, në rrugën ‘Ali Shefqeti’ shërbimet e Komisariatit Nr.1, konstatuan shtetasin S.A, 46 vjeç, duke shitur lëndë piroteknike në mjetin që posedonte. Në vijim të veprimeve nisi procedimin penal për këtë shtetas  dhe materialet iu referuan Prokurorisë”. 

Policia e Tiranës apelon të gjithë qytetarët që të shmangin jo vetëm tregtimin, por edhe përdorimin e lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve pa leje , duke mos rrezikuar jetën dhe sigurinë publike.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy