Kapet gomonia me 400 kg kanabis, destinacion Italia

Kapet gomonia me 400 kg kanabis, destinacion Italia

Një sasi prej 400 kg kanabis, e cila do të trafikohej drejt Italisë, është kapur pasditen e djeshme falë një operacioni të përbashkët të policisë shqiptare dhe Guardia di Finanza-ss italiane.

Lënda narkotike është kapur në një komone rreth 16 milje larg bregdetit shqiptar.

Policia e Shtetit bën me dije në bordin e mjetit lundrues ishin tre persona, përkatësisht një 22-vjeçar nga Vlora me iniciale E.T, si dhe dy shtetas italianë me iniciale G.T, 42 vjeç dhe A.M, 41-vjeç nga Brindizi.

Sipas policisë, gomonia ishte 10 m e gjatë me  2 motorë nga 135 kuaj/fuqi.

Në vendin ku u kap gomonia deri tani janë gjetur në det 15 pako të mëdha me lëndë narkotike e llojit kanabis sativa.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy