Merr flakë banesa në Malësinë e Madhe, ndërron jetë një person

Merr flakë banesa në Malësinë e Madhe, ndërron jetë një person

Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Dedaj të Shkrelit në Malesinë e Madhe.

Sipas të dhënave paraprake zjarri ka ardhur si pasojë e një rrufeje.

Zjarri është përhapur me shpejtësi në banesë dhe për pasojë ka humbur jeten shtetasi Arben Ivanaj, cili si pasojë e plagëve të marra nga zjarri ka ndërruar jetë ne spital.

Viktima po qendronte në banesen e komshiut të tij. Grupi hetimor i policisë është nisur drejt vendit të ngjarjes ndërkohë që kanë mbërritur edhe forcat zjarrfikëse për shuarjen e flakëve të zjarrit.

Njoftimi i plotë: Malësi e Madhe/Informacion paraprak

Më datë 09.06.2022, në orën 13:15, në fshatin Dedaj, Malësi e Madhe, dyshohet se për shkak të goditjes së rrufesë është krijuar shkëndijë elektrike në banesën e shtetasit P. Ç. 63 vjeç.   

Për pasojë është djegur pjesërisht banesa, si dhe ka pësuar djegie në trup, shtetasi A. I., 51 vjeç, banues në fshatin Dedaj, Malësi e Madhe, që po qëndronte në këtë banesë, i cili ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.   

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy