
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka raportuar se brenda 24 orëve, dy persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me COVID-19, derisa janë regjistruar 49 raste të reja.
Numri i të infektuarve raportohet nga 1 mijë e 268 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve, janë shëruar gjithsejtë 80 persona.
Raste aktive me COVID-19, janë gjithsejtë 831 persona.



