Një 65-vjeçar ka rënë në pranga e Policisë pasi akuzohet për veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje.
Në pranga ka rënë shtetasi P. B., në fshatin Gëziq, Mirditë. Personi në fjalë është arrestuar pasi posedonte lëndë narkotike dhe armë zjarri në banesë.
Gjatë kontrollit në banesën e 65-vjeçari u gjetën një sasi lëndë e dyshuar narkotike kanabis dhe një armë zjarri pushkë.
Njoftimi policisë:
Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.
Arrestohet në flagrancë një 65-vjeçar.
Sekuestrohen lëndë narkotike dhe një armë zjarri.
Shërbimet policore në DVP Lezhë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje, pas informacioneve të siguruara në rrugë policore se një shtetas posedonte lëndë narkotike dhe armë zjarri në banesë, kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit P. B., në fshatin Gëziq, Mirditë.
Gjatë kontrollit të ushtruar u gjetën një sasi lëndë e dyshuar narkotike kanabis dhe një armë zjarri pushkë.
Në vijim të veprimeve, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit P. B., 65 vjeç, banues në Gëziq, Mirditë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Armëmbajtja pa leje”.



