Ekuador, ekzekutohet brenda në banesë 45-vjeçari shqiptar

Ekuador, ekzekutohet brenda në banesë 45-vjeçari shqiptar

Një shtetas shqiptar është ekzekutuar ditën e premte në Ekuador. Mediat e huaja raportojnë se viktima është identifikuar si Adriatik Tresa, 45 vjeç. Ngjarja ndodhi në orën 05:00 të orëve të para të mëngjesit të së premtes, ku disa persona të veshur si policë hynë banesën të Treskës, teksa drejtonin dy makina.

Ata arritën të hynin në shtëpinë e shqiptarit duke pretenduar se kishin një urdhër gjykate për të kontrolluar shtëpinë. Në shtëpi gjendeshin Treska dhe gruaja e tij, një grua ekuadoriane e cila u bë dëshmitare e ekzekutimit të 45-vjeçarit. Prokurori Ëalter Jaramillo, i cili po drejton hetimet, shpjegoi se gruaja dhe i ndjeri ishin ulur në një divan dhe kur ajo u ngrit për të kërkuar që t’i tregonin asaj urdhrin e kontrollit, një nga burrat qëlloi Treskën gjashtë herë me pushkë. Siç raportojnë mediat, skena ka qenë e rëndë.

Menjëherë pas kësaj, fqinjët kanë raportuar të shtënat në polici dhe kanë parë vrasësit të largohen me shpejtësi me makinat e tyre. Ndërkohë organet e hetimit kanë dhënë disa detaje në lidhje me këtë ekzekutim.

Sipas tyre, kanë qenë të paktën shtatë persona që morën pjesë në vrasjen e 45 vjecarit, dy shoferë, dy persona që ruanin jashtë banesës dhe tre të tjerë që hynë në shtëpi dhe ekzekutuan shqiptarin, i cili rezulton të jetë i martuar me një grua ekuadoriane dhe mbante dokumenta të rregullta qëndrimi në Ekuador.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy