Ish-prokurori Ervin Karanxha flet për mos respektim dhe mos zbatim të protokollit të sigurisë, gjatë shoqërimit në spitalin e Durrësit të të paraburgosurit Altin Ndoci, i cili u arratis.
Nga studio e “MCN Live” ai deklaroi se shkak për shkeljen e protokollit, është bërë rritja e kapacitetit të burgjeve tej normave të lejuar.
Sipas tij, salla operative e Policisë së Burgjeve duhet të jetë e lidhur edhe me Policinë e Shtetit, kur ke persona që akuzohen për vepra penale të rënda, në kuadër të planit të masave.
Për arratisjen e të paraburgosurit Altin Ndoci, kemi akt dhune nga i paraburgosuri ndaj punonjësve të policisë. Duhet të njoftohej policia, spitali ku do shkonte i paraburgosuri. Është shkelur protokolli. Por sipas mendimit tim shkak është bërë rritja e kapacitetit të burgjeve tej normave të lejuara.
Kjo ka sjellë dhe uljen e efikasitetit të punonjësve të policisë që i ruajnë. Numri i të paraburgosurve është më i madh dhe se numri i të burgosurve. Sa më shumë të rritet numri i të burgosurve ka dhe vështirësi në ruajtjen e tyre. Rregullorja e burgjeve e parashikon që kur nuk i ofrohet shërbimi, duhet të jetë i shoqëruar dhe të dërgohet në spital.
Kemi një person të dyshuar të akuzuar për vepra të rënda penale. Por duhet të kemi parasysh dhe rastin e Erion Veliajt ku kishte dhe policë në dhomën ku do kryhej një veprim shëndetësor. Kemi një standard të dyfishtë ku për rastin e Veliajt është zbatuar protokolli dhe është tejkaluar dhe në rastin tjetër kur nuk është respektuar protokolli i sigurisë.
Kemi një makinë aty, por rruga duhet të ishte e pastër. Duhet të bëhej një plan masash për pastrimin e zonës para se të shkohej. Policia është njoftuar 10 minuta pas ngjarjes. Nuk është njoftuar policia dhe as burgu.
Salla operative e Policisë së Burgjeve duhet të jetë e lidhur edhe me Policinë e Shtetit, kur ke persona që akuzohen për vepra penale të rënda, në kuadër të planit të masave.



