Ministria e Drejtësisë ka nisur zyrtarisht kërkesën për ekstradimin e shtetasit Durim Bami në autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Kërkesa është dërguar në rrugë shkresore dhe elektronike. Ministria e Drejtësisë ka marrë njoftim nga Ministria e Jashtme se kërkesa dhe dosja për shtetasin Bami janë marrë në dorëzim nga pala arabe.

Bami u arrestua tre javë më parë në Dubai.

45-vjeçari ishte shpallur në kërkim dhe ndaj tij është në fuqi masa “arrest me burg” në mungesë për vrasje dhe tentativën për vrasje të 3 personave, mes tyre edhe vetë ish-deputeti socialist Arben Ndoka.