Kanosi dhe i theu xhamin e makinës dy të rinjve, arrestohet 32-vjeçari në Kuçovë

Kanosi dhe i theu xhamin e makinës dy të rinjve, arrestohet 32-vjeçari në Kuçovë

Një 32-vjeçar është arrestuar nga Policia e Kuçovës, pasi dyshohet se ka kanosur me send të fortë dy shtetas.

Sipas informacioneve të policisë, ngjarja ka ndodhur në Kuçovë, ndërsa në pranga ka përfunduar shtetasi M. L., banues në fshatin Magjatë, Kuçovë.

Arrestimi i tij u bë pasi në fshatin Magjatë ka kanosur me sëpatë, si dhe u ka thyer xhamin e mjetit shtetasve S. Sh., 24 vjeç dhe K. Rr., 20 vjeç, të dy banues në Elbasan.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Shkatërrim i pronës” dhe “Kanosja”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy