
Aksident i rëndë me pasojë dy persona të vdekur është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Shkodër.
Ngjarja ka ndodhur në aksin Shkodër-Malësi e Madhe, ku tre automjete janë përfshirë në aksident.
Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën dy të rinjtë Erglis Delaj dhe Serxho Kukaj.
Gjithashtu mësohet se njëri nga viktimat ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa viktima tjetër ka humbur jetën në spital.
Policia dhe grupi hetimor po vijojnë hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.



