I bllokohet frymarrja gjatë ushqimit/ Ndërron jetë 45-vjeçari në burgun e Lezhës

I bllokohet frymarrja gjatë ushqimit/ Ndërron jetë 45-vjeçari në burgun e Lezhës

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, ka njoftuar sot se rreth orës 10:20, në IEVP LEZHE është marrë njoftimi se shtetasi Gëzim Petrit Beneshi, i datëlindjes 06.07.1978, me masë mjekësore ‘Mjekim i detyruar ne një institucion mjekësor’ për kryerjen e veprës penale “Vrasje e mbetur në tentative”, teksa po ushqehej, është raportuar se i është bllokuar frymëmarrja.

Shtetasi Gezim Petrit Beneshi, pacient me masë mjekësore ‘Mjekim i detyruar ne një institucion mjekësor’ me diagnoze ‘Skizofrenia paranoide’ dhe ‘Hipertension arterial st.2’ me mjekim ‘Respiridon 2Mg 2x1 tablete , lerkanidipine 10 mg 1 tablete ne dite , furosemil 40 mg 1 tablete ne mëngjes ,aspirine protekt 100 Mg 1 tablete ne dite , omeprazol 20 mg 1 tablete ne mëngjes’ , ku ishte i akomoduar në IEVP Lezhe, ne seksionin e masave mjekësore, për arsye të gjendjes së tij shëndetësore ka ardhur me date 26.05.2022 nga Komisariati i Policisë Kavaje.

Stafi i IEVP LEZHE, në momentin e konstatimit të ngjarjes nga ana e punonjësit të shërbimit ka njoftuar menjëherë mjekun e shërbimit, ku i është dhënë ndihma e parë mjekësore dhe janë konstatuar shenja jete.

Të burgosurin e kanë nisur urgjentisht me ambulancën e institucionit, shoqëruar nga stafi mjekësor, drejt Spitalit Rajonal të Lezhës me shenja jete.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, thotë se më pas janë njoftuar nga Spitali Rajonal i Lezhës për ndarjen nga jeta të shtetasit Gëzim Beneshi, për çfarë janë njoftuar familja e të ndjerit si dhe organet hetimore për hetimin e rastit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy