Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor Laç-Fushë Krujë, ku janë përplasur dy mjete, njëri prej të cilëve mësohet se është makinë policie.
Përplasja ka ndodhur pranë fshatin Gjorm.
Mësohet se nga përplasja, dy persona kanë mbetur të plagosur.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ku po kryhen hetimet mbi shkaqet e aksidentit.



