Trupi i pajetë i një gruaje rreth 75-vjeçe është gjetur sot në lumin e Tiranës.
Mësohet se forca të shumta policie e kanë nxjerrë nga lumi trupin e të moshuarës, me inicialet A.B.
Burimet tregojnë se gruaja ka vuajtur nga depresioni, por rrethanat e vdekjes së saj mbeten ende të paqarta.
Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk është konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.



