Një person i shpallur në kërkim për drogë dhe armëmbajtje pa leje, është vënë në prangat e policisë së Matit.
Gjatë operacionit të koduar “Baz”, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, në aksin rrugor Laç-Mamurras, u bë kapja dhe ndalimi i Gjet Daçi, 34 vjeç, banues në Baz, Mat.
Daçi ishte shpallur në kërkim pasi me datë 12 tetor 2021, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e policisë në banesën e tij, i është gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike kanabis dhe një armë zjarri automatik.
Gjykata e Rrethit Mat ndaj këtij shtetasi ka vendosur masën e sigurisë 'Arrest me burg', për veprat penale të lartpërmendura.
Ndaj të dyshuarit hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Matit, për veprime të mëtejshme.



