Kishte humbur kontaktet me familjen, 49-vjeçari gjendet i pajetë

Kishte humbur kontaktet me familjen, 49-vjeçari gjendet i pajetë

Një 49-vjeçar është gjetur i pajetë në fshatin Fierzë në Fushë-Arrës. Sipas policisë, shtetasi V. K., prej katër ditësh kishte humbur kontaktet me familjen, të cilët kishin bërë edhe denoncimin.

Gjatë kërkimeve në këtë zonë, 49-vjeçari është gjetur i pajetë në përroin e fshatit, ku dyshohet se ka rënë aksidentalisht.

Njoftimi i policisë:

Më datë 25.01.2023, Policia është njoftuar nga familjarët e shtetasit V. K., 49 vjeç, banues në fshatin Fierzë, Fushë Arrëz, se prej 4 ditësh ata kishin humbur kontaktet me këtë shtetas. Pas kërkimeve të bëra, në përroin e fshatit Fierzë, Fushë Arrëz, është gjetur pa shenja jete shtetasi V. K.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka rënë aksidentalisht në përrua.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy