Ndërron jetë diplomati dhe publicisti Shaban Murati 

Ndërron jetë diplomati dhe publicisti Shaban Murati 

Ka ndërruar jetë në moshën 79-vjeçare diplomati dhe publicisti Shaban Murati. 

Lajmin e bën me dije djali i tij, gazetari Erl Murati, përmes një postimi në rrjetet sociale.

I lindur më 2 shtator 1945, Murati ishte një figurë e spikatur në diplomacinë dhe publicistikën shqiptare.

Murati shërbeu si ambasador i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Suedi, Norvegji, Finlandë dhe Islandë. 

Ai ishte gjithashtu autor i shumë librave, shkrimeve dhe komenteve mbi marrëdhëniet ndërkombëtare dhe rolin e Shqipërisë në to.

Disa nga librat e tij më të njohur ishin: “Serbia kundër Serbisë: Analizë e një gjysmërevolucioni të lënë përgjysmë”, “Enigmat diplomatike të pavarësisë së Kosovës: Fletë nga ditari i një ambasadori”, “Vetëvrasja diplomatike e Shqipërisë dhe Kosovës”

"Aleanca e duhur Shqipëri-Kroaci".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy