Ringrihet kisha e Shën Gjergjit në Rras të Butë të Lezhës

Ringrihet kisha e Shën Gjergjit në Rras të Butë të Lezhës

Kisha e Shën Gjergjit në Rras të Butë, në Lezhë, është rindërtuar nga themelet, duke rikthyer në jetë një prej objekteve të rëndësishme të trashëgimisë fetare dhe kulturore të kësaj treve.

 

Kisha shekullore ishte shkatërruar gjatë periudhës së komunizmit, ndërsa sot, pas shumë vitesh, ajo i rikthehet komunitetit falë kontributit dhe përkushtimit të banorëve të Rrasit dhe Zimjave.

 

Për komunitetin, rikthimi i kishës së Shën Gjergjit është më shumë se rindërtimi i një objekti kulti. Banorët e konsiderojnë atë një pjesë të rëndësishme të historisë, identitetit dhe traditës së tyre. Nisma dëshmon gjithashtu lidhjen e fortë të komunitetit me trashëgiminë dhe vlerat shpirtërore të kësaj zone.

 

Kryetari i Njësisë Administrative Ungrej, Agustin Zefi, falënderoi të gjithë ata që kontribuuan në rindërtimin e kishës, duke vlerësuar angazhimin dhe përkushtimin e komunitetit.

 

 

Pas përfundimit të punimeve, kisha e Shën Gjergjit u shugurua, ndërsa komuniteti organizoi edhe një festë për të shënuar këtë ditë të veçantë.

 

Rikthimi i kishës shënon jo vetëm përfundimin e një pune të nisur nga banorët, por edhe ringjalljen e një pjese të rëndësishme të historisë dhe traditës së kësaj treve.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy