“Më kanë rrethuar shtëpinë”/ Procedohen 20 anëtarë të PD në Divjakë, bllokuan dhe rrugën

“Më kanë rrethuar shtëpinë”/ Procedohen 20 anëtarë të PD në Divjakë, bllokuan dhe rrugën

20 qytetarë janë proceduar penalisht për një incident që ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:35 në Divjakë.

Policia thotë se mori një telefonatë për ndihmë nga një qytetare e cila ishte shprehur se përreth banesës së saj ka grumbullim personash dhe automjetesh.

Po sipas policisë, kur efektivët shkuan në vendin e ngjarjes konstatuan se ishin grumbulluar disa mbështetës të një subjekti politik, të cilët “pasi u pyetën nga policia, pretendonin se ishin për mbrojtjen e votës së lirë”.

Policia deklaron se i gjobiti për orën policore dhe u kërkoi të iknin në shtëpi, por shton se qytetarët refuzuan dhe bashkë me ta u bashkuan edhe drejtues politikë të kësaj partie me disa simpatizantë të tjerë të cilët bllokuan rrugën.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë, filloi procedimi penal për shtetasit: A., S. K., I. Dh., E. V., A. M., S. S., L. Z., H. D., L. Zh., F. M., A. M., A. B., A. K., A. P., A. K., L. Rr., A. K., D. S., A. Sh., F. Sh.

Në vijim të veprimeve të kryera në koordinim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë dhe me Specialistët për Hetimin e Krimeve në DVP Fier, u proceduan në gjendje të lirë 20 shtetas për veprat penale “Organizime dhe pjesëmarrje në grumbullime e manifestime të paligjshme”, dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy