
Një operacion i policisë së Vlorës “Hosting”, goditi një rast në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.
Në bazë të informacioneve policore, u bë arrestimi në flagrancë i E. S., 42 vjeç, banues në Vlorë.
Arrestimi i tij u bë pasi u kap në flagrancë nga shërbimet e policisë, në lagjen “Osman Haxhiu”, duke shoqëruar për në banesën e tij, 5 emigrantë, me qëllim dhënien ndihmë për kalimin e paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.
Për ndjekje të mëtejshme lidhur me këtë rast, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.



