Hiqej si police e ‘Stop Krimit’ dhe zhvaste bizneset/ Gjykata lë në burg Elvira Lanin

Hiqej si police e ‘Stop Krimit’ dhe zhvaste bizneset/ Gjykata lë në burg Elvira Lanin

Gjykata Tiranës ka lënë në burg Elvira Lanin për akuzën e mashtrimit.

42-vjeçarja akuzohet se ka mashtruar persona të ndryshëm, duke përvetësuar sende me vlerë dhe bizhutere që kapin vlera të konsiderueshme monetare.

Lani ka mohuar akuzat përballë togave të zeza, duke u shprehur se personave që u ka marrë sendet me vlerë ka pasur njohje.

42-vjeçarja është një emër i njohur për drejtësinë, pasi në vitin 2017 ajo është arrestuar po për mashtrim. Mësohet se Lani është liruar disa kohë më parë me kusht.

Së fundmi ajo ishte ‘Drejtoreshë e Përgjithshme Investigimi ‘Stop Krimit”, që ishte një njësi e krijuar prej vetë saj, për t’ju prezantuar klientëve që binin pre e mashtrimit.

Në cilësinë e provës gruas iu sekuestruan një radio e ngjashme me atë të punonjësve të Policisë, pasaporta dhe dokumente të ndryshme identifikimi, një distinktiv dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Ajo do të akuzohet për veprat penale “Mashtrimi“ dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy