Ja kush është i dënuari për vrasje që u gjet i vdekur sot në Tiranë

Ja kush është i dënuari për vrasje që u gjet i vdekur sot në Tiranë

Një i dënuar për vrasje është gjetur i vdekur sot në një dhomë hoteli në Tiranë. Bëhet fjalë për Ardian Laze ka qenë i dënuar për vrasje.

Laze akuzohej se në 18 maj 2005 kishte qëlluar me kallashnikov ndaj Arben Hoxhës i cili njihej me nofkën “Ben Komisari”, për shkak se babai i tij në kohën e diktaturës kishte qenë shef i Degës së Punëve të Brendshme në Lushnjë.

Hoxha njihej si njeri shumë problematik, jo vetëm për bashkëqytetarët e tij të Lushnjes, por dhe policinë.  

Arben Hoxha, 41 vjeç, shkonte jo rrallë herë për të luajtur në lojërat e fatit, në lagjen “Xhevdet Nepravishta”. Lokali “Xheal” ka qenë i marrë me qira nga Ardian Laze, 38 vjeç, ndërsa Dritan Bilbili njihej si administratori i tij.

Dy “menaxherëve” të lokalit të lojërave të fatit duket se jo rrallë herë i ishin ankuar punonjësit e tij se “Ben komisari” nuk pranonte të paguante lekët e lojërave që bënte. Përveçse nuk paguante paratë, i arrestuari ka dëshmuar se, herëpashere, viktima Hoxha ka kërcënuar shumë seriozisht personelin.

Një gjendje e tillë është bërë e papërballueshme për Bilbilin dhe Lazen, të cilët e lanë të vdekur në vend Arben Hoxhën, djalin Isufit, e njërit për ish-komisarëve të policisë së qytetit të Lushnjës, në periudhën e monizmit.

Dy “menaxherëve” të lokalit të lojërave të fatit duket se jo rrallë herë i ishin ankuar punonjësit e tij, se “Ben komisari” nuk pranonte të paguante lekët e lojërave që bënte. Përveçse nuk paguante paratë, i arrestuari ka dëshmuar, se, herëpashere, viktima Hoxha ka kërcënuar shumë seriozisht personelin.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy