Lejoi prerjen e pyjeve në Dibër/ Arrestohet nga SHÇBA oficeri i policisë

Lejoi prerjen e pyjeve në Dibër/ Arrestohet nga SHÇBA oficeri i policisë

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Administrative ka arrestuar oficerin e policisë, Thoma Zisi 29-vjeç. Dyshohet se 29-vjeçari ka konsumuar veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Ai është arrestuar gjatë kohës kur punonte si oficer i Krimeve në Policinë e Mirditës. Gjithashtu është shpallur në kërkim edhe B.L. nga Fushë-Bulqiza, i cili akuzohet për “Falsifikim Dokumetash” dhe “Prerje e paligjshme pyjesh”. Ata dyshohet se prisnin, transportonin, magazinonin e më pas transportonin drutë për shitje për djegie, në Bulqizë, Mat, Peshkopi, Kurbinit, Fushë-Krujë e Lezhë.

Njoftimi

 Drejtoria Rajonale e SHÇBA Dibër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, në kuadër të një procedimi penal, finalizoi operacionin e koduar “Pyjet e Dibrës”. SHÇBA ekzekutoi vendimin penal të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, që vendosi masën e sigurimit personal “Arrest me burg”, për oficerin e Policisë Th.Z., me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mirditë, (në kohën e procedimit). Ai dyshohet për kryerjen e veprës penale të ‘’Shpërdorimit të detyrës’’. Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi B.L., nga Fushë Bulqiza, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “’Falsifikim i dokumenteve’’ dhe “Prerje e paligjshme e pyjeve”.

Pas disa muaj hetimesh me metoda speciale u dokumentua me prova ligjore, veprimtaria e kundërligjshme e subjekteve, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë konsumuar veprat penale. Mekanizmi i aktivitetit kriminal dyshohet se nis me prerjen e drurëve, transportin, magazinimin e më pas transportin e tyre për shitje për djegie, në Bulqizë, Mat, Peshkopi, Kurbinit, Fushë-Krujë e Lezhë. Pjesë e tregtimit të paligjshëm ishte dhe një minierë, që furnizohej me trupa e shtylla druri që shërbenin për procese të aktivitetit të saj. Hetimet vijojnë dhe materialet iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Dibër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy