Shkëmbim zjarri me policinë greke/ Dy shqiptarë të plagosur, arrestohet i treti

Shkëmbim zjarri me policinë greke/ Dy shqiptarë të plagosur, arrestohet i treti

Policia greke ka arrestuar sot tre shqiptarë në Akrokorintho, pasi hapën zjarr ndaj policisë helene.

Mediat greke raportojnë se në momentin kur policia i ka dhënë shenjë makinës për të ndaluar ,ata kanë qëlluar me armë, ndërsa policia është kundërpërgjigjur duke plagosur 2 nga 3 të arrestuarit.

Një prej të plagosurve është duke marrë mjekim në spitalin e Thriasios ndërsa tjetri në atë të Korinthit.

Ndërkaq, policia ka bërë me dije se grupi i shqiptarëve të arrestuar, në gusht të vitit 2019 kanë grabitur nje bankë në Kalamata.

Është sekuestruar edhe një armë kallashnikov, që u përdor për sulmin ndaj policisë.

Emrat e shqiptarëve nuk janë bërë me dije, ndërsa po punohet për të zbardhur më shumë rreth kësaj çështje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy