SPAK në terren për zgjedhjet/ Cakrani: Nuk luftohet krimi zgjedhor me fushata, por në mënyrë permanente! (VIDEO)

SPAK në terren për zgjedhjet/ Cakrani: Nuk luftohet krimi zgjedhor me fushata, por në mënyrë permanente! (VIDEO)

I pyetur mbi Task-Forcën e SPAK-ut për zgjedhjet, avokati Kujtim Cakrani tha në MCN Live se nuk luftohet krimi zgjedhor me fushata, por bëhet gjatë gjithë vitit.

Cakrani tha se nuk mund të ndërtohet shteti i planit të masave si në shtetin e Hitlerit.

Ai theksoi se Dumani i ka pasur në SPAK dosjet për krimet zgjedhore, por ia ka kaluar prokurorisë së rretheve, si në rastin e Dibrës. 

Ne po ndërtojmë shtetin e planeve të masave si shtetin e Hitlerit. Jemi në të njëjtën gradë. Në këtë vend s’merret parasysh ligji. Ç’është ky plan masash, kur ti ke ligjin aty. Planet e masave merren kur nuk ke ligje. Ata duhet të zbatojnë ligjin në 12 muaj të vitit. Këtu zgjedhjet janë vjedhur edhe para një viti, edhe para 4 vitesh. I ka pasur dosjet aty Dumani dhe ia kaloi Dibrës për kompetencë. E pamë çfarë u bë në Shkodër me makina të blinduara, edhe u arrestua Fredi Beleri. Nuk hetohet vetëm në kohën e zgjedhjeve, por edhe para, edhe post zgjedhjeve. Premtimet elektorale janë edhe për një tender, koncesion, investitor strategjik. Më çfarë fondesh po i bëjnë këta takimet në diasporë?! Nuk luftohet krimi zgjedhor me fushata, por në mënyrë permanente”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy