Makina përplaset me barrierat e rrugës në Lushnjë-Berat dhe rrotullohet, plagoset drejtuesja (VIDEO)

Makina përplaset me barrierat e rrugës në Lushnjë-Berat dhe rrotullohet, plagoset drejtuesja (VIDEO)

Një aksident është shënuar mesditën e sotme në hyrje të fshatit Stan-Karbunarë në aksin e vjetër rrugor nacional Lushnje-Berat. 

 

Automjeti me të cilën udhëtonte një 28-vjeçare është përplasur me barrierat anësore të një ure dh pas disa rrotullimeve ka përfunduar e kthyer në njërën anë në mes të rrugës.

 

Për pasojë drejtuesja e mjetit është transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjës për ndihmë mjekësore. 

 

Policia rrugore ka shkuar në vendngjarje për të dokumentuar rastin dhe për të hetuar shkaqet e aksidentit, njëkohësisht duke disiplinuar trafikun. 

 

Nga të dhënat e para dyshohet se drejtuesja ka humbur kontrollin e mjetit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy