Aksident me pasojë dy persona të plagosur është regjistruar paraditen e kësaj të premte në aksin Rrile–Shëngjin, në Lezhë, ku janë përplasur dy automjete.
Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë një automjet tip “Benz”, që drejtohej nga një femër, dhe një automjet tip “Golf”.
Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur të dy drejtuesit e mjeteve, ku njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë.
Të plagosurit janë transportuar për ndihmë mjekësore, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.



