Një person i cili mbante armë në banesë, është vënë në prangat e policisë së Tiranës, në fshatin Allgjatë.
Si rezultat i një hetimi të kryer nga uniformat blu të komisariatit Nr. 6 në kryeqytet, u finalizua operacioni i koduar “Guns”, gjatë të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi S. A., 43 vjeç.
Gjatë kontrollit në banesën e tij, në fshatin Allgjatë, Vaqarr, u gjetën 1 armë zjarri (kallashnikov, AK-47), 2 krehra dhe 81 fishekë kallashnikovi, si dhe 1 armë gjahu me 24 fishekë, që posedoheshin pa leje.
Ndaj të dyshuarit hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë Tiranë për ndjekje të mëtejshme.



