Klinika Infektive e QKUK’së ka njoftuar se sonte gjatë mbrëmjes ka vdekur pacientja me iniciale F.G, 73-vjeçare.
Vdekja e 73-vjeçarës e çon numrin e të vdekurve nga koronavirusi në Kosovë në gjithsej 20.
Viktima ishte nga komuna e Shtimes. Ajo është hospitalizuar në Klinikën Infektive nga data 20 prill.
Përveç koronavirusit, pacientja ishte diagnostikuar edhe me sëmundje të tjera kronike.



