Elbasan/ Makina përplas policin e rrugores, kishte shkuar në vendngjarje për një tjetër aksident

Elbasan/ Makina përplas policin e rrugores, kishte shkuar në vendngjarje për një tjetër aksident

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan, ku një automjet ka përplasur një punonjës të Policisë Rrugore. Sipas informacioneve paraprake, i aksidentuari është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi ka pësuar dëmtime të shumta në trup.

Burimet bëjnë të ditur se fillimisht, një makinë ka dalë nga rruga pa pësuar dëme. Në vendngjarje ka shkuar patrulla e policisë, ndërsa një tjetër automjet që udhëtonte me shpejtësi ka përplasur punonjësin e rrugores.

Njoftimi i policisë:

Aksidentoi me pasoja të rënda për jetën punonjësin e Policisë Rrugore, i cili ishte në krye të detyrës, arrestohet në flagrancë drejtuesja e automjetit. 

Më datë 27.09.2022, rreth orës 19:15, në aksin rrugor Elbasan-Tiranë, në fshatin Gracen, automjeti tip "Lancia”, me drejtuese shtetasen S. V., 51 vjeçe, banuese në Tiranë, ka përplasur punonjësin e Policisë të qarkullimit rrugor të DVP Elbasan, shtetasin F. B., 53 vjeç, i cili është transportuar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Punonjësi i Policisë ishte në krye të detyrës, pasi kishte shkuar për të trajtuar një aksident të ndodhur më parë, daljen e një automjeti nga rruga, në këtë aks. 

Drejtuesja e automjetit, shtetasja S. V., është arrestuar në flagrancë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy