Vodhën naftën e kompanisë, në pranga dy persona

Vodhën naftën e kompanisë, në pranga dy persona

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë dhe tre të tjerë janë proceduar për vepra të ndryshme penale.

A. K., 49 vjeç dhe B. C., 36 vjeç, banues në Shijak, dyshohet se gjatë natës vodhën një sasi nafte që shërbente për makineritë e kompanisë.

 

NJOFTIMI

Fier/Vihen në pranga 2 shtetas, procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Fier arrestuan në flagrancë, për veprën penale "Vjedhja duke shpërdoruar detyrën", kryer në bashkëpunim, shtetasit:

-A. K., 49 vjeç dhe B. C., 36 vjeç, të dy banues në Shijak, Durrës, me detyra respektive kontrollor dhe vrojtues në një kompani nafte, pasi dyshohet se gjatë natës, kanë vjedhur duke shpërdoruar detyrën, një sasi nafte që shërbente për makineritë e kompanisë.

---

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve F. K., 54 vjeç dhe I. V., 51 vjeç, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, janë goditur me grushte dhe kanë kanosur me fjalë njëri-tjetrin.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit D. D., 43 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Fier-Patos”, duke drejtuar automjetin tip "Benz", ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin R. R., 79 vjeç, banues në Portëz, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Fier, nën kujdesin e mjekëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy