Ditën e djeshme një vajzë 15-vjeçare ka tentuar vetëvrasjen në Sarandë, pasi është vetëhedhur nga kati i 4-t i banesës së saj.
Gazetarja Ajola Hasanaj në një lidhje me studion e MCN Live tha se vajza bullizohej nga dy shokë në shkollë pasi ishte në gjendje jo të mirë ekonomike.
Vajza bullizohej nga një vajzë dhe një djalë në shkollë. 15-vjeçarja ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por për trajtim më të specializuar është dërguar në Tiranë.
Prindërit e vajzës janë të divorcuar dhe familja jeton në një banesë me qira.
Nëna e saj punon si pastruese, kjo mendohet të jetë bërë shkak për bullizimin.



